Loading…

“Po e vrava! Kërkoj falje dhe mëshirë”

  • 27/02/2018 | 14:43

“Po e vrava! Kërkoj falje dhe mëshirë”

Elvis Hoxha ka kërkuar nga trupi gjykues sot në seancë që t’i pranojnë kërkesën për gjykim të shkurtuar.


Kjo do të thotë se ai pranon fajin dhe përmes këtij gjykimi, në përfundim të gjyqit ai përfiton ulje të dënimit me 1/3.

Hoxha akuzohet për vrasjen e të riut Hermes Beqiri, ngjarje e ndodhur më 4 nëntor të vitit të kaluar në një lokal nate në Shkodër. Autori ka pranuar vrasjen ndërkohë dhe ka shprehur pendesë duke kërkuar falje për krimin e kryer.

Për ngjarjen u arrestua si bashkëpunëtor edhe Ditmir Harifi.

Hermes Beqiri mbeti i plagosur rëndë me 6 plumba në një lokal në lagjen “Guerrile”, tek ish-Zooteknika.

Disa orë pas plagosjes policia e Shkodrës arrestoi autorin Elvis Hoxha, që ishte fshehur në fshatin Grudë.

Hoxha, pasi ka debatuar me Beqirin, ka marrë një pistoletë dhe e ka qëlluar disa herë.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë