Loading…

‘Po e shkoklon LDK’në e mbetur’, Syla: Kurti doli fitues ndaj Abdixhikut

  • 20/04/2026 | 22:25

‘Po e shkoklon LDK’në e mbetur’, Syla: Kurti doli fitues ndaj Abdixhikut

Gazetari dhe komentatori politik, Valon Syl, dha një vlerësim mjaft goditës pas takimit të fundit që përfundoi pa marrëveshje mes Kryeministrit Albin Kurti dhe liderit të LDK-së, Lumir Abdixhikut, përcjell Gazeta Metro.


Sipas Sylës, në këtë lojë politike për çështjen e presidentit, fituesi i vërtetë tashmë dihet dhe ai është Kurti, i cili po e shfrytëzon çdo lëvizje për të dobësuar pozicionin e opozitës.

Syla vlerësoi se kjo nuk është thjesht një betejë për votat e presidentit, por një plan i mirëfilltë i Kurtit për të “shpartalluar” strukturën dhe bazën e Lidhjes Demokratike të Kosovës. Sipas tij, Abdixhiku po bie në një kurth politik ku po ekspozohet si i pafuqishëm përballë strategjisë së shefit të qeverisë.

“Unë mendoj që Albin Kurti ka fitu ndaj LDK-së dhe sidomos ndaj Lumir Abdixhikut”, tha analisti Valon Syla në Pressing, teksa komentoi takimin e Kurtit me Abdixhikun për çështjen e presidentit që përfundoi pa rezultat.

Më tej, ai shpjegoi se qëllimi i Kurtit shkon përtej një emri për president. Sipas tij, “po e eleminon Lumir Abdixhikun…dhe po don me marrë LDK-në”, tha Syla për Kurtin.

Ai tha se Albin Kurti pe don votuesin e LDK-së dhe me “shkoklu, LDK-në e mbetur”./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë