Loading…

‘Po e mbyll Euroverën 2026 siç duhet’, Katy Perry publikon videon ikonike me Dua Lipën nga Sunny Hill Festival

  • 01/08/2026 | 10:00

‘Po e mbyll Euroverën 2026 siç duhet’, Katy Perry publikon videon ikonike me Dua Lipën nga Sunny Hill Festival

Nata e parë e Sunny Hill Festival, e mbajtur mbrëmjen e 31 gushtit, solli një atmosferë elektrizuese, me Katy Perry-n si emrin kryesor të skenës.


Këngëtarja amerikane mahniti publikun me performancën e saj plot energji, origjinalitetin që e karakterizon dhe vokalin e fuqishëm, duke e kthyer koncertin në një nga momentet më të komentuar të mbrëmjes.

Megjithatë, surprise për fansat ishte edhe kur Katy Perry publikoi në rrjetet sociale një video të shkurtër së bashku me Dua Lipën, e cila u cilësua menjëherë nga ndjekësit si një moment “ikonik”.

Në video, Katy vendos kamerën dhe largohet duke kërcyer nën ritmet e këngës së saj “Watch It Burn”.

Pak çaste më vonë, në kuadër hyn edhe Dua Lipa, e cila i bashkohet vallëzimit, duke u rrotulluar me buzëqeshje, ndërsa të dyja shijojnë atmosferën e festivalit.

Krahas videos, Katy Perry shkroi: “Po e mbyll Euroverën 2026 ashtu siç duhet, duke bërë kërcimin ‘Watch It Burn’ me motrën time, Dua Lipa, në Sunny Hill Festival”.

Videoja u përhap me shpejtësi në rrjetet sociale, ku mijëra fansa vlerësuan kiminë mes dy yjeve të muzikës pop, duke e cilësuar bashkëpunimin e tyre spontan si një nga momentet më të bukura të edicionit të sivjetmë të Sunny Hill Festival.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by KATY PERRY (@katyperry)

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë