Loading…

Plus 23 milionë grante investive

  • 01/11/2016 | 20:43

Plus 23 milionë grante investive

Ministria e Bujqësisë Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural (MBPZHR) ka ndarë një buxhet prej 23 milionë për grante investive.

Këshilltari në këtë Ministri, Shkëlzen Dragaj, ka deklaruar se përmes Programit për Pagesa Direkte 2016, është ndarë një buxhet prej 23 milionë eurove.

“Në kuadër të programit janë ndarë subvencione për grurë, për farë gruri, për misër, për luledielli, për lopë dhe buallica qumështore, për dele dhe dhi, për qumësht sipas kategorive të cilësisë, për pulari, për bletari, për derrari, për pemishtet ekzistuese, për perimet në fushë të hapur, për therjet e raportuara të gjedhit”, ka thënë ai për gazetënmetro.

a

Sipas tij, për herrë të parë, sivjet përmes subvencioneve janë mbështetur edhe akuakultura, bujqësia organike, elbi, thekra, aronia, arra, lajthia, si dhe thëllëzat.

Sipas tij, konsolidimi i bujqësisë shpie në insentiva të duhura ekonomike, që t’u atashohemi standardeve të sasisë dhe cilësisë së prodhimeve, nëse është pikësynim që vendin ta integrojmë në BE. Mbështetja institucionale e agrarit është oksigjeni kryesor i zhvillimit të prodhimtarisë bujqësore.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë