Loading…

‘Plisat’: FFK në krye me Agim Ademin kanë për qëllim manipulimin e zhvillimit të futbollit

  • 01/10/2022 | 21:11

‘Plisat’: FFK në krye me Agim Ademin kanë për qëllim manipulimin e zhvillimit të futbollit

Tifo grupi i Prishtinës ‘Plisat’ kanë reaguar ashpër ndaj vendimit të Federatës së Futbollit të Kosovës (FFK) për mos lejimin e zhvillimit të ndeshjes mes Prishtinës dhe Trepçës’89 në ‘Fadil Vokrri’. Ata kanë thënë se FFK në krye me Agim Ademin nuk e kanë qëllim zhvillimin e futbollit, por manipulimin e tij, transmeton Gazeta Metro.


Plisat në një postim në Facebook pretendojnë se njerëzve në Federatë u pengon fakti se klubet e tjera janë shumë larg sukseseve 1 shekullore të Prishtinës.

”Njerëzve në Federatë, bashkë me grupe tjera të interesit në Kosovë, u pengon fakti që secili klub, secili qytet, e secili njeri është shumë larg prej sukseseve tashmë 1 shekullore të Prishtinës, andaj shpikin e krijojnë lloj-lloj kriteresh, të cilat ÇUDITËRISHT – VLEJNË VETËM PËR PRISHTINËN!!!,” thuhet në postimin e tyre.

Në fund, ata bëjnë thirrje që të anulohet ky vendim ‘skandaloz’, e të ju lejohet klubit të tyre të zemrës të luajnë në stadiumin ‘Fadil Vokrri’.

Sot gjatë ditës si Prishtina ashtu edhe Trepça’89 njoftuan se ndeshja e javës së nëntë mes këtyre dy skuadrave është shtyrë për një afat të pacaktuar.

Kujtojmë se dje Gazeta Metro kontaktoi me drejtorin e Prishtinës, Artan Osmani për të biseduar më shumë rreth kësaj situate. Ai deklaroi se FFK mund ta shtyjë ndeshjen ndaj Trepçës’89, jo të ndërroj lokacionin. /gazetametro.net

Postimi i plotë:

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë