Loading…

“Plazma keks”-i: Si u vodh receta italiane dhe si u reduktua në një prodhim të pashëndetshëm?

  • 22/11/2018 | 16:08

“Plazma keks”-i: Si u vodh receta italiane dhe si u reduktua në një prodhim të pashëndetshëm?

Si edhe gjetiu në Jugosllavi, biskotat “Plazma”, apo “Plazma keks”-i i njohur, kanë qenë të preferuara edhe në Kosovë, ndërsa tashmë janë bërë simbol i luftës tregtare ndërmjet Kosovës e Serbisë. Gazetametro.net ua sjell historinë e tyre.

Historia e “Plazma keks”-it fillonë në vitin 1902, kur Cesare Scotti në Milano themelon kompaninë
“Sindacato italiano del Plasmnon”, e cila është ripagëzuar në vitin 1916 në “Società del Plasmon”, ndërsa sot pronar i kësaj kompanie është korporata amerikane “Heinz”, shkruan ne portalin serb “Edukacija” (edukimi).

Cesare ka qenë njëri prej tregtarëve më të mëdhenj me plasmon, i cili paraqet përbërësim kryesor të plazmës, ndërsa në të vërtetë është izolat i një proteine të përfituar nga qumështi, e me këtë paraqet njërin prej burimeve më të mira të proteinës. Sesare Scotti ka dashur që këtë lëndë të parë ta plasojë në sa më shumë prodhime, ndërsa grup objektiv i ka pasur fëmijët, shtatzënat dhe të gjithë ata të cilët kujdesen për shëndetin e tgyre.

Në fabrikën e Sesares ishte punësuar një serb – Petar Tutavac, në fillim të viteve 50-të të shekullit XX. Kurse Cesare, 10 vjet më vonë, ka vdekur, fabrikën e ka blerë kompania amerikane “Heinz” dhe ka filluar largimi masovik i punëtorëve nga puna, në mesin e të cilave ka qenë edhe Petar Tutavac.

 

“Plasmon”-i, prodhimi origjinal italian, receta e të cilit, e ndryshuar,
shërbeu për prodhimin e “Plazma keks”-it

Tutavac, me origjinë nga Pozharevci, atëherë është kthyer në qytetin e tij të lindjes, ndërsa ka pasur për qëllim që të nise një fabrikë e cila do të ishte e ngjashme me atë në të cilën kishte punuar. Së shpejti anëtarët e partisë komuniste ia bëjnë të mundshme që ta nisë fabrikën, në të cilën ai do të jetë udhëheqësi kryesor, por me kushte që fabrika të jetë shtetërore,

Petri me vete nga Milano kishte sjellë edhe dijen, të cilën e zbatonte duke punuar për Cesaren, kështu që vendos që receten origjinale italiane ta ndryshojë pal dhe të bëjë një prodhim, i cili do të jetë i ngjashëm me atë që shitet në Itali.

Pos që nuk guxonte që në tërësi ta rikopjonte recetën origjinale, prodhimi sipas asaj recete ishte jashtëzakonisht i shtrenjtë, kështu që Petri vendos të gjejë zëvendësim për të gjithë përbërësit e shëndetshëm po të shenjtë të cilët ndodheshin në biskota.

Për fillim, në vend të plazmës, “Plazma keksi” fiton miell soje, në vend të vajit natyral bimor e të ullirit është shtuar gjalpë me yndyrë bimore të hidrogjenizuar, ndërsa në vend të maltit të elbit, Petri ka shtuar mjaltë e dekstrozë, deri sa si zëvendësim për aromën natyrale të vanilës – vanilinin.

Kur ky prodhim, i ngjashëm me atë në Itali, vetëm se mjaft i pashëndetshëm, ishte gati, atij i duhej edhe t’ia vënte emrin.

Plazma prigjinale e kishte sloganin “Biscotti per bambini” (biskota për fëmijë), kështu që Petri propozon që ky keks të quhet Bambini, me çka pushteti i atëhershëm nuk u pajtua, kështu që kështu është krijuar emri Bambi.

Kështu është krijuar fabrika “Bambi” në vitin 1967, ndërsa logoja u imponua vetvetiu – figura e vizatuar Bambi, i cili u bë i njohur për çdo fëmijë.

Kur në fillim të të shtatëdhjetave “Plasmon”-i italin e kuptoi se çfarë po ndodhte në Serbi, e paditi fabrikën “Bambi”. Dënimi për kopjimin e prodhimit ishgte që biskota më nuk mund të eksportohej në Evropën perëndimore apo në Amerikë, por guxon të prodhohet në Serbi.

Pas kësaj, në vitet e nëntëdhjeta të shekullit të kaluar u krijia “Lane keks”-i, i cili është plotësisht i njëjtë me “Plazma”-n, por për shkak të ndryshimit të emrit dhe paqetimit mund të eskportohej jashtë Serbisë.

Kompania “Bambi” e ka paditur kompaninë “Jaffa” në vitin 2008 për shkak yë kompjimit të “Plazma”-s. “Jaffa” në akuzat se biskota “Vito” është kopje e “Plazmës” është përgjigjur vetëm me prezantimin e faktit se ajo biskotë tashmë është kopje dhe është fjala për plagiat të “Plasmon”-it. Kompania “Bambi” shpejt ka hequr dorë nga ajo akuzë./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë