Një incident i pazakontë ka ndodhur në plazhin Mission Beach në San Diego, ku një debat mes dy personave u shndërrua në përleshje fizike, duke përfshirë edhe qentë e tyre, transmeton Gazeta Metro.
Ngjarja u filmua nga një person që ndodhej në vendin e ngjarjes dhe pamjet u përhapën me shpejtësi në rrjetet sociale.
Sipas New York Post, konflikti nisi pas një mosmarrëveshjeje mes dy pronarëve të kafshëve shtëpiake. Përplasja verbale më pas eskaloi në grushte, ndërsa edhe qentë e tyre, një Pit Bull dhe një Bari gjerman, u sulën ndaj njëri-tjetrit.
“Një sherr i çmendur e filmova në kamera. Pse të zihesh kur moti është kaq i mirë?” shkruhej në mbishkrimin e videos.