Loading…

Planifikimi për atentat ndaj Kurtit, drejtori i AKI’së raportoi para deputetëve – deputeti i VV’së nuk jep detaje të diskutimit

  • 21/02/2024 | 12:47

Planifikimi për atentat ndaj Kurtit, drejtori i AKI’së raportoi para deputetëve – deputeti i VV’së nuk jep detaje të diskutimit

Drejtori i Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë, Petrit Ajeti ka raportuar me dyer të mbyllura të mërkurën në Komisionin për Mbikëqyrjen e AKI-së.


Pas përfundimit të mbledhjes, anëtari i komisionit, deputeti i LVV-së, Salih Zyba, tha se është diskutuar edhe për pretendimet për planifikim të atentatit ndaj kryeministrit Albin Kurti, gjatë qëndrimit të tij javë më parë në Shkup të Maqedonisë së Veriut.

Megjithatë, Zyba nuk pranoi të jap detaje nga ky diskutim, derisa tha se kjo çështje është e konsumuar dhe s’ka nevojë për alarmim.

“Ka pasur diskutim, por nuk ka diçka të veçantë, as porosi as anëtarëve të tjerë të komisionit, meqenëse nuk ka diçka të veçantë nuk është as për alarmim dhe as adresim i këtij momenti…

Alarm është tjetër vend, por jo këtu. Nga ky komision nuk ka diçka për të ndarë me medie dhe publikun diçka. Më vjen keq është çështje e konsumuar”, theksoi ai, raporton kp.

Kurti më 10 shkurt të këtij viti ka qëndruar në Shkup të Maqedonisë së Veriut, ku ishte raportuar në televizionin publik se ndaj tij ishte planifikuar një atentat, një ditë pasi përfaqësoi Kosovën në mbledhjen e Këshillit të Sigurimit në OKB, në të cilën temë diskutimi ishte çështja e Rregullores së Bankës Qendrore.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë