Sipas raportimeve të fundit, Chelsea po planifikon një marrëveshje shkëmbimi që përfshin largimin e Lionel Messit nga Paris Saint-Germain (PSG) dhe nënshkrimin e Neymar, transmeton Gazeta Metro.
Lajmi vjen pas takimit sekret të transferimit të pronarit të Chelseat, Todd Boehly në fillim të këtij viti, ku ai shprehu interes për disponueshmërinë e Neymar.
PSG, pas largimit të Messit, thuhet se është i interesuar të blejë Bernardo Silva të Manchester Cityt si zëvendësues të mundshëm, siç raporton Mirror.
Chelsea synon të nënshkruajë me Neymar këtë verë, me PSG’në të hapur për oferta për yllin brazilian pasi ata kërkojnë të ulin faturën e pagave dhe të rinovojnë skuadrën e tyre.
Neymar, i cili ka luftuar me lëndime, mbetet lojtari më i shtrenjtë në botë që nga transferimi i tij prej 222 milionë eurosh nga Barcelona në vitin 2017./gazetametro.net