Loading…

Plaku nga Skënderaj qanë para kamerës: Sa të ka lumi ujë, unë do të punojë në mulli pa para

  • 28/03/2020 | 11:12

Plaku nga Skënderaj qanë para kamerës: Sa të ka lumi ujë, unë do të punojë në mulli pa para

Pronari Zenel Beka, i mullinit në Skënderaj, ka thënë se sa të ka lumi ujë ai do të punojë pa para në këtë mulli vetëm që qytetarët të kenë për të ngrënë bukë, në këtë kohë kur virusi ka kapluar gjithë globin, shkruan Gazeta Metro.


Në fshatin Kuqicë të Skënderajt gjendet një mulli i vjetër 600 vjet dhe thuajse asnjëherë nuk është ndalur së punuari.

E gjithë çka i nevojitet për punë, është një sasi e ujit që të rrotullojë gurin për të bërë miell.

Pronari i këtij mullini, Zenel Beka, është shprehur i emocionuar gjatë një storie të realizuar nga televizioni publik.

Ai ka thënë se sa të ka lumi ujë ai nuk ka nevojë që njerëzit t’i paguajnë para, në këtë kohë kur koronavirusi ka bërë që mungesa dhe kërkesa për miell të jenë më të mëdha.

”Sa t’ka reka (lumi) ujë, jam në gjendje me nejt këtu, pa pare pa kurrgjë. As s’du pare prej shteti as prej populli. Zoti është më i madh se tanat”, është shprehur Beka me lot në sy.

Më poshtë keni videon  e tij. /gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë