Vendi është lokalizuar nga policia dhe po kryhen ekzmanimet tjera.
Zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Florie Ahmeti, ka thënë për lajmi.net se viktima është dërguar për trajtim mjekësor në QKUK, ndërsa një person është arrestuar si i dyshuar për këtë rast dhe se policia është në kërkim të tre të tjerëve të cilët janë identifikuar.
Rasti është hapur si vrasje në tentativë.
Viktima është pastrues
Mësohet se në lokalin “Maroon” në Prishtinë, i plagosur është pastruesi i lokalit. Të shtënat kanë ndodhur me kallashnikov ku të dyshuarit thuhet të kenë gjuajtur 12 herë.