Loading…

Plagosje me armë në Prishtinë: Policia jep detaje

  • 26/10/2021 | 08:53

Plagosje me armë në Prishtinë: Policia jep detaje

Policia ka dhënë detaje në raportin 24 orësh lidhur me plagosjen që ndodhi mbrëmë në qendër të Prishtinës, shkruan Gazeta Metro.


Në raport thuhet se është arrestuar i dyshuari mashkull pasi i njëjti ka shtënë me armë zjarri në drejtim të viktimës mashkull kosovar.

Viktima ka marrë tretman mjekësor në QKUK, ndërsa në vendngjarje kanë dalur njësitet policore ku kanë gjetur dy gëzhoja dhe një plumb.

Nga i dyshuari është konfiskuar arma pistoletë me një karikator me tre fishekë, dhe është dërguar në mbajtje.

”Rr.Egnatia, Prishtinë, 25.10.2021-21:59. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti ka shtënë me armë zjarri në drejtim të viktimës mashkull kosovar. Viktima ka pësuar  lëndime trupore dhe i njëjti është dërguar për tretman mjekësor në QKUK. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet përkatëse policore, aty kanë gjetur dhe konfiskuar dy gëzhoja dhe një plumb ndërsa nga i dyshuari kanë konfiskuar armën-pistoletë me një karikator me tre fishekë. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.”/gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë