Policia e Kosovës njofton se një person në fshatin Obranqë të Podujevës është plagosur aksidentalisht. Personi i lënduar është dërguar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës për trajtim të mëtutjeshëm.
Në lidhje me këtë rast Policia e Kosovës njofton se ka arrestuar tre të dyshuar pasi që tek të njëjtit janë gjetur dhe konfiskuar dy pistoleta me dy karikatorë, katër copë fishekë, një gëzhojë dhe dy thika.
Me vendim të prokurorit njëri nga të dyshuarit pasi është intervistuar është dërguar në mbajtje ndërsa dy të tjerët janë liruar në procedurë të rregullt./gazetametro.net