Një incident me armë zjarri ka ndodhur në rrugën “Dëshmorët e Hereqit” në Gjakovë, ku një person ka pësuar lëndime, shkruan Gazeta Metro.
Policia ka ndërmarrë veprimet e para pas raportimit të rastit, ndërsa personi i dyshuar për përfshirje në ngjarje është ndaluar nga autoritetet.
Zëdhënësja e Policisë për rajonin e Gjakovës, Vlera Krasniqi, konfirmoi për Gazeta Metro se si i dëmtuari ashtu edhe personi i arrestuar janë burra të moshës madhore dhe me shtetësi kosovare.
“I dyshuari është arrestuar. Të dy personat, viktima dhe i dyshuari, janë meshkuj, shtetas të Republikës së Kosovës dhe të moshës madhore”, tha ajo./gazetametro.net