Loading…

Plagosja e grave në Fushë-Kosovë: Njëra nga to i nënshtrohet operimit

  • 28/01/2023 | 16:22

Plagosja e grave në Fushë-Kosovë: Njëra nga to i nënshtrohet operimit

Gjatë ditës së sotme, dy gra u sulmuan me armë zjarri në Fushë-Kosovë, në rrugën “Besa-Besë”.


Viktimat janë nënë e bijë, ndërsa të dyja tashmë gjenden në QKUK.

Nëna, e lindur në vitin 1959, tashmë ka hyrë në sallën e operacionit për t’iu nënshtruar një intervenimi kirurgjik si pasojë e plagëve të marra në stomak dhe në ekstremitete.

Kurse e bija e saj, e lindur në vitin 1979, ka marrë vetëm lëndime të lehta në duar nga plumbi, raporton Klan Kosova.

Policia e ka konfirmuar rastin, ndërsa ka thënë po ashtu se i dyshuari është identifikuar dhe po punohet në arrestimin e tij.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë