Një person është plagosur me armë mëngjesin e sotëm tek Tregu i Automjeteve në Prishtinë, shkruan Gazeta Metro.
Lajmin për Gazetën Metro e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë së Kosovës, Flora Ahmeti.
Ajo ka thënë se viktima është dërguar për trajtim mjekësor, si pasojë e plagëve të marra.
“Rreth orës 07:30 kemi pranuar informatën se në Tregun e Automjeteve në Prishtinë, një person është plagosur. Viktima është dërguar për tretman mjekësor”, ka thënë Ahmeti.
Tutje, ajo ka bërë të ditur se njësitet e policisë kanë dalë në vendin e ngjarjes, dhe kanë nisur hetimet lidhur me rastin.
Ndërkohë, policia po punon për të identifikuar personin e dyshuar.
Metro do t’iu mbajë të informuar lidhur me zhvillimet rreth rastit./gazetametro.net