Loading…

Plagoset një person në Prizren

  • 17/03/2019 | 12:22

Plagoset një person në Prizren

Një person është plagosur në orët e vona të mbrëmjës në Prizren, transmeton Gazeta Metro.


Plagosja ka ndodhur në sheshin ‘Ataturk’ të Prizrenit.

Policia e Kosovës në raportin 24 orësh ka njoftuar se i dyshuari ka shtënë në drejtim të të viktimës, të cilin e ka plagosur në pjesën e epërme të këmbës. Viktima është dërguar për tretman në spitalin e Prizrenit dhe është jashtë rrezikut për jetë.

I dyshuari është në arrati por i identifikuar në bazë të kamerave të sigurisë.

“Raportohet se i dyshuari mashkull K/Shqiptar, për shkaqe të pa njohura ka shtënë me armë-revole në drejtim të viktimës mashkull K/Shqiptar, të cilinë e plagos në pjesën e epërme të këmbës. Në vendin  e ngjarjes policia ka gjetur një gëzhojë, ndërsa viktima dërgohet për tretman mjekësor në spitalin rajonal të Prizrenit, ku sipas mjekut kujdestar gjendja e tije shëndetësore është jashtë rrezikut për jetën. I dyshuari është në arrati por i identifikuar në bazë të kamerave të sigurisë. Rasti është iniciuar dhe mbetet nën hetime”, thuhet në raportin e Policisë./gazetametro.net

 

 

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë