Loading…

Plagoset një person në Pejë

  • 04/12/2019 | 10:14

Plagoset një person në Pejë

Një person është plagosur gjatë ditës së djeshme në rrugën ‘Xhevat Begolli’ në Pejë, nga persona të panjohur të cilët kanë shtënë me armë zjarri drejt tij, transmeton Gazeta Metro.


Këtë e ka bërë të ditur Policia e Kosovës, të cilët njoftuan se viktima ka raportuar se derisa ishte pranë një lokali, nga një veturë në lëvizje, persona të panjohur kanë shtënë me armë zjarri duke e lënë atë të plagosur.

Viktima është dërguar për trajtim mjekësor në Spitalin e Pejës dhe sipas mjekut kujdestar, ai është jashtë rrezikut për jetën.

Njoftimi i plotë:

‘Viktima mashkull K-Shqiptar ka raportuar se përderisa ishte afër një lokali, nga një veture ne lëvizje person-a te panjohur kane shtënë me arme zjarri me ç ‘rast i njëjti është plagosur. Viktima është dërguar për tretman mjekësor ne Spitalin e Pejës dhe sipas mjekut kujdestar viktima është jashtë rrezikut për jetën’. /gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë