Loading…

Plagoset një person në mes të rrugës në Prishtinë

  • 30/01/2018 | 15:40

Plagoset një person në mes të rrugës në Prishtinë

Rreth orës 10:30, në rrugën “Ahmet Korenica”, ka ndodhur një plagosje me armë zjarri dhe viktima është dërguar në QKUK për trajtim mjekësor.


Lajmin për tentim-vrasjen e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë së Kosovës, Flora Ahmeti, për Gazetën Express.

“Viktima I.V. është plagosur në këmbë dhe është dërguar për trajtim mjekësor në QKUK menjëherë pas rastit”, ka thënë Ahmeti për Express.

Ajo ka konfirmuar se personi i dyshuar për tentim-vrasjen, me inicialet B.Sh., është arrestuar nga Policia dhe me urdhër të prokurorit është dërguar në mbajtje. B.Sh është 33 vjeç. Shkaqet e kësaj plagosjeje ende nuk janë bërë të qarta.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë