Loading…

Plagoset me armë zjarri luftëtari i MMA, nuk dihet për gjendjen e tij

  • 17/02/2022 | 11:47

Plagoset me armë zjarri luftëtari i MMA, nuk dihet për gjendjen e tij

Luftëtari i MMA, Bagdat Dyusembaev raportohet se është qëlluar me armë në kraharor gjatë një sherri në një palestër fitnesi në Moskë, transmeton Gazeta Metro.


Kazakistani i peshës së mesme dyshohet se është përfshirë në një konflikt me një roje sigurie në palestrën e fitnesit duke rezultuar edhe me qëllimin e tij në kraharor.

Në një deklaratë të policisë për gazetën ruse, Tass thuhej: “Një ditë më parë, përgjatë rrugës Ordzhonikidze, shtëpia 10a, gjatë një konflikti me një roje sigurie të një klubi fitnesi, luftëtari i MMA, Bagdat Dyusembaev mori një plagë me armë zjarri në gjoks”.

Aktualisht nuk dihet gjendja e Dyusembaev, i cili është shtruar në spitalin klinik të qytetit.

Dyusembaev duhej të ndeshej me rusin, Mikhail Avakyan këtë mbrëmje në kampionatin Hardcore Fighting në Moskë. /gazetametro.net

 

 

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë