Sot rreth orës 19:00 në rreth rrotullimin në rrugën “B” në Prishtinë, në afërsi të “EULEX”-it është grabitur barnatorja “Rexall-R”, nën kërcënim të armëve
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 19:00, ka bërë të ditur për gazetametro.net zëdhënësja e policisë, Flora Ahmeti.
Ahmeti tha se deri më tani nuk ka të arrestuar dhe policia po merret me rastin.
Vlen të theksohet, se në po të njëjtën rrugë javë më parë nën kërcënimin e armëve është grabitur edhe një barnatore tjetër. Gazetametro.net