Loading…

Plaçkitet shtëpia e deputetit Zafir Berisha

  • 26/01/2017 | 20:57

Plaçkitet shtëpia e deputetit Zafir Berisha

Në orët e mbrëmjes së sontme është vjedhur shtëpia e deputetit të Kuvendit të Kosovës nga radhët e Nisma për Kosovën Zafir Berisha, nga persona të panjohur.


Rastin e konfirmoi për Gazeta Blic vetë deputeti Berisha.

“Hajnat janë futur në shtëpinë time. Kanë vjedh buzhiteri të gruas dhe dy telefona të fëmijëve të mi”, ka thënë ai.

Më tej ai ka shtuar se për rastin është njoftuar edhe Policia e Kosovës, për çka tha se rreth një orë më parë kanë qenë në shtëpinë e tij për t’i nisur procedurat e hetimit të këtij rasti.

Rikujtojmë se muaj më parë është plaçkitur edhe shtëpia e kryeprokurorit të shtetit, Aleksandër Lumezit.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë