Loading…

Plaçkitet një bankë në Shtime

  • 30/05/2017 | 15:31

Plaçkitet një bankë në Shtime

Sot rreth orës 10:00, në filialin e bankës “Raiffeisen” në Shtime, ka ndodhur një grabitje, në të cilën janë përdorur edhe armët e zjarrit.


Policia njofton se sipas hetimeve të para nga vendi i ngjarjes, dyshohet se në këtë rast janë të përfshirë së paku katër persona të maskuar, dy prej të cilëve të armatosur me armë të gjata.

Në vendin e ngjarjes, ka pasur edhe të shtëna nga ana e të dyshuarve, ndërkohë që nuk raportohet për të lënduar.

Sipas informacioneve të personelit  të bankës, dyshohet se grabitësit kanë marrë me vete dy kasaforta me rreth 5 mijë euro dhe me një veturë janë larguar në drejtim të panjohur.

Hetuesit e Sektorit të Hetimeve Rajonale janë duke grumbulluar prova dhe janë vënë në kërkim të të dyshuarve.

Ndërkohë, një pikë karburanti në Shtime u plaçkit nga disa hajna para vetëm dy ditësh. Këta me automatikë kërcënuan punëtorin kujdestar, të cilit i morën edhe disa qindra euro. Ngjarja u filmua nga kamerat e sigurisë./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë