Loading…

Pjesëmarrja e ulët në zgjedhje, Gjini: Unë mendoj që ata e kanë dërguar një mesazh

  • 09/06/2026 | 21:30

Pjesëmarrja e ulët në zgjedhje, Gjini: Unë mendoj që ata e kanë dërguar një mesazh

Kandidati i Aleancës për kryeministër, Ardian Gjini, ka vlerësuar numrin relativisht të ulët të qytetarëve që dolën për të thënë fjalën e tyre në zgjedhje, transmeton Gazeta Metro. 


Në emisionin “Rubikon” në Klan Kosova, Gjini tha se abstenenca mund të interpretohet si një reagim ndaj ngërçit politik që, sipas tij, e ka përcjellë Kosovën për më shumë se një vit e gjysmë.

“Duhet me e përmend edhe numrin e madh të qytetarëve që nuk kanë votuar. Unë mendoj që ata e kanë dërguar një mesazh dhe mesazhin duhet ta lexojë drejt çdokush, ne po provojmë ta lexojmë sa më drejtë që të jetë e mundshme”, tha ai.

Sipas tij, një pjesë e qytetarëve kanë zgjedhur të mos votojnë si formë proteste ndaj situatës politike dhe mungesës së zhvillimeve në vend./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë