Pjesa më e madhe e produkteve në Kosovë janë nga Serbia, duke filluar nga ajo ushqimore e deri tek ajo ndërtimore, me vlerë afro 400 milionë euro ipmort nga shteti serb.
Por, edhe Kosova eksporton në Serbi mallra me vlerë prej vetëm 35 milionë euro në vit, duke kuptuar kështu se ipmorti i produkteve serbe në Kosovë është dhjetëfish më i lartë se eksporti kosovar në Serbi.
E as importi i produkteve nga Bosnja nuk është i ulët në tregun e Kosovës, ku nga ky shtet importohen produkte në vlerë prej 80 milionë eurosh.
Vendimin e Qeverisë për masat mbrojtëse ndaj produkteve të prodhuara në Serbi e Bosnjë, e ka mirëpritur Klubi i Prodhuesve të Kosovës.
Sipas tyre, edhe më herët kanë kërkuar që Kosova të sillet si shtet pasi siç thonë, ka pasur produkte të këtyre dy vendeve që në tregun e Kosovës janë shitur më lirë.
Të kënaqur me vendimin për taksën 10 për qind, janë edhe qytetarët, të cilët thonë se Qeveria qysh moti është dashur të veprojë kështu./gazetametro.net