Loading…

Pista e hetimeve: Këto janë dyshimet e para se si ndodhi vrasja e Nusret Cenës

  • 24/01/2023 | 21:06

Pista e hetimeve: Këto janë dyshimet e para se si ndodhi vrasja e Nusret Cenës

Nusret Cena, ish- veteran i UÇK-së është ekzekutuar me breshëri plumbash brenda veturës së tij pak para mesnatës derisa ishte duke vozitur në magjistralen Ferizaj – Kaçanik.


Në pamjet ekskluzive që ka siguruar Gazeta Insajderi shihet momenti i fundit i veturës në të cilën ndodhej Cena duke devijuar nga rruga.

Në orën 11:50 Nysret Cena ishte duke udhëtuar i vetëm drejtë Kaçanikut.

Siç njoftoi policia, persona të panjohur dyshohet se kanë shtënë në drejtim të veturës së tij me armë zjarri dhe më pas janë larguar nga vendi i ngjarjes.

Atentati ndaj tij dyshohet se ishte i planifikuar pasi që momentin kur u ekzekutua, vetura që po dyshohet se ka kryer krimin kishte ndezur sinjalizuesit. E njëjta veturë ka tejkaluar veturën e shënjestruar duke shtënë disa herë.

Këtë e faktojnë edhe pamjet nga kamerat e sigurisë nga një objekt në afërsi të vend ngjarjes.

Ndërsa vetura që po dyshohet se ka kryer aktin është gjetur e djegur në një lokacion tjetër jo shumë larg  vendit të krimit.

Lidhur me rastin, Prokuroria Themelore në Ferizaj ka thënë për Insajderin se është duke kryer hetimet në mënyrë intensive duke mos dhënë me shumë detaje.

E po ashtu për vrasjen e Nustret Cenës nuk kanë pranuar të flasin asnjë nga familjarët e tij.

Përveç se veteran i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, emri i Nusret Cenës është i njohur për organet e drejtësisë. Ai përmendet në një vrasje të trefishtë që kishte ndodhur në Kaçanik në vitin 2007, në rastin “Zharku” dhe rastin “Serikaqa”.

VIDEO

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë