Pishinat nëpër gjithë Kosovën kanë filluar përgatitjet për hapjen e sezonit veror.
Pronarët e tyre kanë edhe disa ditë kohë për të kryer renovimet e mundshme, pra, deri më 1 qershor, datë kjo që tradicionalisht shënon hapjen e tyre për pushuesit.
Sivjet ata janë më entuziastë sepse shpresojnë që pandemia nuk do të ndikojë në mbylljen e bizneseve të tyre.
Megjithëkëtë, pronarët thanë se ka gjasë që çmimet të rriten paksa, krahas produkteve tjera në treg.