Loading…

Piqué zbulon premtimin për Shakirën: Do të fitojmë Botërorin që të të shoh sërish

  • 31/05/2026 | 08:58

Piqué zbulon premtimin për Shakirën: Do të fitojmë Botërorin që të të shoh sërish

Ish-futbollisti i njohur spanjoll, Gerard Piqué, ka rikthyer në vëmendje fillimet e njohjes së tij me këngëtaren kolumbiane Shakira, duke zbuluar një detaj të pazakontë nga kontakti i tyre i parë, transmeton Gazeta Metro.


Sipas Piqué, gjithçka ka nisur gjatë përgatitjeve për Kupën e Botës 2010 në Afrikën e Jugut, kur Shakira ishte interpretuese e këngës zyrtare të turneut “Waka Waka”.

“E pyeta për motin, sepse po shkonim në Afrikën e Jugut dhe doja të dija çfarë temperature ishte atje”, ka treguar ai, duke shtuar se ky mesazh i thjeshtë u kthye në nisje të një komunikimi më të gjatë mes tyre.

Ai ka rrëfyer gjithashtu se i kishte premtuar Shakirës se do të arrinte deri në finalen e Botërorit, vetëm që të kishte mundësinë ta takonte sërish në ceremoninë përmbyllëse të turneut.

Çifti qëndroi bashkë për më shumë se një dekadë dhe u bënë prindër të dy djemve, përpara se të ndanin rrugët në vitin 2022./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë