Loading…

Pique pas ndeshjes me Bayern: Do të jetë një vit i vështirë për Barcelonën

  • 14/09/2021 | 23:14

Pique pas ndeshjes me Bayern: Do të jetë një vit i vështirë për Barcelonën

Në kryendeshjen e ditës së sotme, Bayerni fitoi ndaj Barcelonës me rezultatin 0-3 në “Camp Nou”.

Thomas Muller realizoi golin e parë në minutën e 33’të, kurse sulmuesi tjetër, Robert Lewandowski realizoi pas 66 minutave lojë. Lewa realizoi edhe njëherë në minutën e 84’të, për ta mbyllur çështjen e fituesit.

Pas ndeshjes, Pique tha se do të jetë një vit i vështirë për Barcelonën.

“Tani për tani ne jemi ata që jemi. Tani për tani kushtet në të cilat jemi nënkupton që pavarësisht konkurrimit rezultati është shumë negativ”, tha fillimisht Pique për Movistar +.

“Do të jetë një vit i vështirë, mendoj se ky muaj është kyç, duhet të vazhdojmë me fitore në Ligë. Në Ligën e Kampionëve sot nuk kemi qenë mirë, por kemi lojëra që duhet të fitojmë.”

“Unë mendoj se rezultati është i rëndë dhe të luash në shtëpi dhe të marrë një rezultat të tillë është keq, por nëse shikoni lojën unë mendoj se në pjesën e parë ne luftuam”, përfundoi ai.

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë