Gjatë ditës së sotme është publikuar edhe kalendari për ndeshjet e Serie A për sezonin 2022/23. Ndërsa, pas publikimit trajneri i ‘Rosonerëve’, Stefano Pioli, ka thënë se objektivi i tyre është që rriten edhe më shumë dhe mezi që presin të fillojë edicioni i ri, transmeton Gazeta Metro.
Skuadra e Milan në xhiron e parë të Serie A këtë edicion është nikoqire e Udineses, ndërsa pas 11 vitesh do të nis sezonin si kampione në fuqi.
Trajneri italian, Stefano Pioli, pasi që i mësoi kundërshtarët për stinorin e ri, u shpreh se është një fillim i vështirë, por gjithçka do të varet nga performancat e tyre.
”Objektivi ynë është të rritem. Mezi presim të shkojmë përsëri. Është një fillim sfidues i sezonit, por siç e dimë, varet nga performancat tona. Ku do të përballemi nuk është e rëndësishme, niveli ynë i ndërgjegjësimit dhe dëshira për të përballuar sërish sfidën do të bëjë ndryshimin, pas një sezoni veçanërisht emocionues ku fituam Scudetton dhe morëm dashuri nga e gjithë bota,” tha ai.
Vlen të theksohet se për 56-vjeçarin sezonin e kaluar ishe hera e parë në karrierën e tij të gjatë si trajner që arrin të fitoj ndonjë kupë. Ndërkaq, edhe në mënyrë individuale fitoi çmimin si trajner i sezonit 2021/22 në Serie A. /gazetametro.net