Në një video që ka dalë së fundmi nga Ukraina, dy aeroplanë sulmojnë një konvoj mjetesh ruse, ku më pas njëri nga ta bie në tokë teksa tjetri lëshon bombë mbi rusët, shkruan Gazeta Metro.
Qyteti verior i Kherson, në ditët e para të luftës, duket se ka qenë skenë e një operacioni të dy aeroplanëve luftarakë ukrainas.
Njëri prej avionëve e lëshon një bombë mbi konvojin duke shkaktuar një shpërthim të madh që duket se i ka shkaktuar dëme të mëdha rusëve.
Undated video of Ukrainian Su-25 aircraft reportedly attacking a Russian military column. It appears one drops a bomb before the second crashes. This most likely occurred in Kherson. https://t.co/8kx6XTxMOM pic.twitter.com/2fu83P1Tj1
— Rob Lee (@RALee85) March 17, 2022
Aeroplani tjetër vërehet se gjatë sulmit është kundërsulmuar nga anti-ajrorët rusë dhe më pas rrëzohet në tokë.
Kherson ka rënë që në ditët e para të luftës, me shkatërrime të shumta pas sulmeve të ashpra ruse./gazetametro.net