Loading…

Pilotët ukrainas mbërrijnë në Poloni për të marrë avionët luftarakë

  • 01/03/2022 | 10:54

Pilotët ukrainas mbërrijnë në Poloni për të marrë avionët luftarakë

Pilotët ukrainas kanë mbërritur në Poloni për të nisur procesin e marrjes të avionëve luftarakë, të cilët do të dhurohen atyre nga vendet evropiane, tha një zyrtar i qeverisë ukrainase për POLITICO, transmeton Gazeta Metro.


Transferimi i mundshëm i avionëve të vjetër të prodhuar nga Rusia për t’u përdorur në luftime kundër forcave ruse mund të jetë momenti më domethënës në valën e transfertave të premtuara të armëve gjatë 24 orëve të fundit që përfshin mijëra raketa kundër blinduara, mitralozë, artileri dhe pajisje të tjera.

Nuk është ende e qartë se cilat vende po i dhurojnë avionët, por shefi i sigurisë së Bashkimit Evropian Josep Borrell u zotua gjatë fundjavës se BE do të financonte transferimin e avionëve luftarakë nga shumë vende.

Shumë shtete të BE-s kkanë mbështetur në aspektin ushtarak dhe logjistik Ukrainën, e cila po përballet me një agresion të tmerrshëm nga Rusia./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë