Loading…

Pilaf me lakra, kombinimi perfekt për një shije fantastike

  • 23/04/2017 | 15:47

Pilaf me lakra, kombinimi perfekt për një shije fantastike

E kishit menduar se orizin mund ta kombinoni me lakra dhe të japë si rezultat një pjatë shumë të shijshme? Nëse jo, është koha ta provoni. Nuk do të zhgënjeheni…


Përbërësit:
1 gotë oriz kaf
2 ½ gota ujë
¼ lugë çaji kripë
1 thelpi hudhër
2 lugë gjelle xhenxhefil
½ gotë qepë të copëtuara
2 gota lakra të copëtuara
1 ½ lugë gjelle vaj ulliri
1 gotë karota të grira
2 lugë gjelle salcë soje
½ gotë borzilok

Përgatitja:
Zieni orizin në një enë me ujë të kripur për rreth 40 minuta në temperaturë shumë të ulët. Kujdes, mos e përzieni gjatë kohës që gatuhet.
Largojeni nga zjarri dhe hidheni në një enë të cekët. Vendoseni në frigorifer për 1 orë.

Shtoni vajin e ullirit në një tigan mesatar, transmeton shije.al. Shtoni qepën dhe xhenxhefilin dhe skuqini për 5 minuta. Shtoni lakrat dhe karotat dhe gatuajini për 1 minutë shtesë.

Hidhni hudhrën dhe skuqeni për 30 sekonda. Shtoni më pas orizin e gatuar dhe ngroheni për 4 minuta.
Në fund shtoni edhe salcën e sojës dhe orizi është gati për t’u shërbyer.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë