Loading…

Piktori nga Kosova me ekspozitë personale në Zvicër

  • 23/05/2017 | 16:09

Piktori nga Kosova me ekspozitë personale në Zvicër

Piktori nga Kamenica me qëndrim në Zvicër, Avdi Hajdari do të hap më 24 maj në Cyrih një ekspozitë personale të punimeve të tij.


Ekspozita e titulluar “Vakumi” e cila hapet në “Galerie am Lindenhof”, në qytetin e vjetër të Cyrihut, mund të vizitohet deri më 29 maj. Këtu do të ekspozohen punime të reja, të paekspozuara më parë, thotë për albinfo.ch autori i ekspozitës.

Hajdari e ka konceptuar kështu projektin e tij më të ri, të cilin e shpalos para publikut artdashës:

“Veprat në vakum vijnë nga fushëveprimi i brendshëm që jam munduar të reflektoj dhe të sjell një seri punimesh që përmbajnë në vete gjurmë, sipërfaqe dhe kode të përziera të ndryshme, pra tërë këto si pasojë e ‘’rrotullimit, ndeshjes, ngjizjes etj.’’ të ideve nëpër kokë, ku në mënyra simbolike shprehen ato fusha vakumi të kufizuara me veprim të të menduarit në kuadratin imagjinativ!

Nëse në qëllimin tonë gjithmonë jemi në kërkim të një gjëje (shpërthim) që do të mund t’i nxjerr të gjitha idetë e qartësuara në sipërfaqe, pra nxjerrja nga vakumi, një gjë e tillë mund të tingëllojë naive dhe duhet të pajtohemi që shpërthimi nuk duhet të jetë patjetër shpërthyes!

Mënyra e shprehjes dhe liria e shprehjes në këtë vakum mund të jetë e mbi kalkuluar si pasojë e ndeshjes së ideve mes vete brenda vakumit, si dhe vetë ky konservim i ideve mund të reflektojë pikëpamje dhe perceptime të ndryshme të natyrës! Perspektiva e brendshme mendore mund ta përcaktojë një veprim të tillë po aq sa edhe mund ta vlerësoj harmoninë në raport me atë që dëshiron ta krahasosh!”.

Avdi Hajdari (Kame) është i lindur në Kamnicë, Kosovë, në vitin 1978. Ka mbaruar Fakultetin e Arteve, drejtimin e pikturës në klasën e profesorit Tahir Emra në vitin 2002
Ekspozita hapet më 24 maj  2017 në orën 18.00.

Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë