Para shtëpisë së Oliver Ivanovic në Mitrovicën e Veriut janë mbledhur miq dhe kolegë të tij të partisë, në pritje të kryhet obduksioni.
Ata ka ndezur qirinj dhe kanë vënë lule pranë shtëpisë së politikanit serb, i cili u vra mëngjesin e së martës, në pritje për tu përshëndetur për herë të fundit me të.
Ivanovic u vra derisa po hynte në zyrat e partisë së tij SDS të martën, ndërsa të gjitha të dhënat tregojnë për vrasës profesionist që përdori revole me shurdhues.
Ai njihej si një ndër pak politikanë serb që haptazi kundërshtonte politikat e zyrtarëve shtetërorë të Serbisë ndaj Kosovës. /gazetametro.net