Loading…

Pfizer: Nëse gjithçka shkon mirë ,vaksinat e para mund të lejohen në dhjetor

  • 17/11/2020 | 23:28

Pfizer: Nëse gjithçka shkon mirë ,vaksinat e para mund të lejohen në dhjetor

Drejtori ekzekutiv i grupit farmaceutik amerikan “Pfizer”, Albert Bourla, konfirmoi sot se kërkesa për autorizimin e marketingut të vaksinës antiCOVID-19 do të paraqitet shumë shpejt në SHBA dhe, nëse gjithçka shkon mirë, mund të lejojë vaksinat e para në dhjetor.


“Ne jemi shumë afër paraqitjes së një kërkese për autorizim urgjence”, tha ai gjatë një konference të organizuar nga faqja “Statneës”, raporton ATSh.

Bourla as nuk e konfirmoi dhe as nuk e mohoi që kjo mund të ndodhë këtë javë, ndërkohë që më parë ai kishte thënë se kërkesa do të bëhej me gjasë në javën e tretë të nëntorit.

Kjo vaksinë eksperimentale është zhvilluar në bashkëpunim me kompaninë gjermane “BioNTech”.

Leja e urgjencës është një leje e përkohshme ose e kushtëzuar e dhënë nga Agjencia e Barnave të Shteteve të Bashkuara (FDA) për t’iu përgjigjur një urgjence të tillë, siç është një pandemi.

Ajo mund të revokohet ose modifikohet, nëse të dhëna të reja mbi efikasitetin ose sigurinë shfaqen më vonë.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë