Loading…

Pfizer aplikon për miratimin emergjent të vaksinës kundër koronavirusit në SHBA

  • 20/11/2020 | 14:19

Pfizer aplikon për miratimin emergjent të vaksinës kundër koronavirusit në SHBA

Kompania farmaceutike amerikane Pfizer, ka aplikuar tek rregullatori shëndetësor Administratën e Ushqimit dhe Barnave (Food and Drug Administration) të SHBA’së për autorizimin e përdorimit emergjent të vaksinës kundër koronavirusit, transmeton Gazeta Metro.


Sipas medieve të huaja aplikimi në Administratën e Ushqimit dhe Barnave (FDA) të SHBA’së vjen vetëm disa ditë pasi Pfizer dhe partneri gjerman BioNTech raportuan rezultatet përfundimtare të testimit që treguan se vaksina ishte 95 për qind efektive në parandalimin e COVID-19 pa ndonjë shqetësim serioz për sigurinë.

Kjo është vaksina e parë kundër coronavirusit që kërkon autorizimin e rregullatorëve në SHBA.

Kompanitë thanë në një deklaratë se vaksina e tyre e njohur si BNT162b2, potencialisht do të jetë e disponueshme për përdorim në popullata me rrezik të lartë në SHBA nga mesi deri në fund të dhjetorit.

Edhe dy kompani tjera, Moderna dhe AstraZeneca kanë raportuar për vaksinën e tyre që ka rezultuar me sukses në luftimin e sëmundjes Covid-19.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë