Loading…

Pezullohet puna në të gjitha gjykatat e Shqipërisë për shkak të koronavirusit

  • 10/03/2020 | 14:20

Pezullohet puna në të gjitha gjykatat e Shqipërisë për shkak të koronavirusit

Virusi vdekjeprurës i cili arriti edhe në Shqipëri vetëm para dy ditëve, është bërë shkaktarë i pezullimit të punës në shumë institucione në Shqipëri, transmeton Gazeta Metro.


Së fundmi edhe Këshilli i Lartë Gjyqësor ka urdhëruar pezullimin e veprimtarisë dhe shërbimeve gjyqësore në të gjitha gjykatat e Shqipërisë.

Ky vendim urgjent është marrë për shkak të përhapjes së koronavirusit, ku vetëm gjatë dy ditëve të fundit janë konfirmuar 10 raste të infektuar.

Në vendim thuhet se KLGJ ka vendosur pezullimin e veprimtarisë dhe shërbimeve gjyqësore në të gjitha gjykatat e vendit, të juridiksionit të përgjithshëm dhe të posaçëm, për shkak të situatës së krijuar nga infeksioni i përhapur Covid-19. /gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë