Loading…

Pezullohet Peci, Kushtetuesja pranon ankesën e Dakës (Dokument)

  • 28/03/2017 | 16:41

Pezullohet Peci, Kushtetuesja pranon ankesën e Dakës (Dokument)

Gjykata Kushtetuese e Kosovës ka vendosur që të pranojë ankesën e Valdete Dakës, kandidate për kryetare të Gjykatës kundër vendimit të Këshillit Gjyqësor për zgjedhjen e Enver Pecit në krye të Supremes.


Kushtetuesja kështu ka vendosur masë të përkohshme në kohëzgjatje deri në mes të muajit maj të këtij viti, nga data e miratimit të vendimit, duke pezulluar kështu menjëherë procedurën e emërimit të kandidatit Peci për kryetar të Gjykatës Supreme, nga presidenti i vendit, përcjell gazetametro.net

Daka po konsideron se gjatë përzgjedhjes së Pecit është shkelë rregullorja dhe e ka dorëzuar me masë të përkohshme, duke kërkuar që të ndalohet ky proces deri në vendimin sipas saj meritor.

Ajo ka vlerësuar se në këtë procedurë të përzgjedhjes, ajo ka pasur shumicën e votave.

vendimi-i-ankeses-se-dakes

“Në kërkesën e kemi dorëzuar me masë të përkohshme, pra, kemi kërkuar nga Gjykata Kushtetuese që ta ndaloj këtë proces derisa të merret vendimi i meritor. Unë i kam pasur pesë vota pro, një votë kundër dhe katër abstenime, unë konsideroj që kam pasur shumicën absolute të votave sepse abstenimet nuk numërohen. Poenta është se lista është lista shteruese sepse unë kam qenë e para në votim, në momentin kur fiton i pari nuk vazhdohet as me të dytin e as me të tretin sikurse në rastin që ka ndodhur”, ishte shprehur Daka, me rastin e paraqitjes së ankesës.

Vendimin e plotë të Gjykatës Kushtetuese lidhur me këtë rast mund ta gjeni KËTU. /gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë