Loading…

Pezullohet mësimi në shkolla edhe për ditën e nesërme, pritet përkeqësim i motit

  • 08/11/2016 | 18:55

Pezullohet mësimi në shkolla edhe për ditën e nesërme, pritet përkeqësim i motit

Për shkak të situatës tejet të rënduar të motit, kopshtet dhe shkollat në rang vendi nuk do të hapen as ditën e nesërme.

Ministria e arsimit ka lënë në fuqi ende vendimin për pezullimin e procesit mësimorë pasi sipas parashikimeve përkeqësimi i motit do të vijojë edhe në orët pasuese.

Procesi mësimor sipas ministres së Arsimit, Lindita Nikolla nuk do të cenohet pasi orët mësimore të pazhvilluara do të zëvendësohen.

Ndërkohë që për ditën e enjte në varësi të situatës Ministria e Arsimit do të vendosë për vijimin e procesit mësimorë.

Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Lindita Nikolla mori pjesë këtë të mërkurë në mbledhjen e Shtabit të Emergjencave në qytetin e Lezhës.

Ministrja është njohur mbi situatën e krijuar nga përmbytjet nga prefekti dhe kryetarët e bashkive Lezhë e Kurbin, duke konstatuar se situata është emergjente.

Me qëllim koordinimin e masave për t’i bërë ballë vështirësive, Nikolla ka zhvilluar një bisedë telefonike me ministren e Mbrojtjes, Mimi Kodheli.

Kjo e fundit i ka konfirmuar se 30 trupa janë nisur nga Vau i Dejës, si dhe 6 mjete të kalueshmërisë së lartë për t’u ardhur në ndihmë banorëve të zonës.

Pas takimit me zyrtarët vendorë, ministrja Nikolla ka vijuar me një seri inspektimesh në zonat e përmbytura, duke u ndalur në një nga më të prekurat, atë në Tale.

Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë