Loading…

Pezullohen takimet LDK-VV: Rritet skepticizmi për koalicion

  • 17/12/2019 | 08:25

Pezullohen takimet LDK-VV: Rritet skepticizmi për koalicion

Edhe pse ishin zotuar se do t’i shpeshtonin takimet me qëllim të arritjes së marrëveshjes finale për bashkëqeverisje, kreu i Lëvizjes Vetëvendosje Albin Kurti dhe ai i LDK-së Isa Mustafa nuk janë ballafaquar me njëri-tjetrin që nga dita e shtunë. Teksa pikë ndarëse mes dy partive vazhdon të jetë posti i presidentit, gjasat janë minimale që një takim mes dy partive të ndodhë sot.


Pavarësisht se ishte paralajmëruar se do të ketë takime të shpeshta në mes të kryetarit të Lëvizjes Vetëvendosje Albin Kurtit dhe atij të Lidhjes Demokratike të Kosovës Isa Mustafës për mundësinë e bashkëqeverisjes, dy liderët nuk janë takuar që nga e dita e shtunë dhe gjasat janë minimale që të takohen sot shkruan Zeri.

Posti i presidentit është pika kyçe në të cilën dy partitë nuk po pajtohen, pasi që është LDK-ja ajo që po insiston se ky post duhet t’i takojë asaj, ndërsa Vetëvendosja është shprehur disa herë radhazi se posti i presidentit nuk duhet të jetë pjesë e diskutimeve.

Ndërkohë dje, teksa i ka komentuar zvarritjet e arritjes së koalicionit, kreu i LDK-së Isa Mustafa ka mohuar se bisedimet me LVV-në kanë ngecur, por që të dyja partitë janë duke tentuar t’i harmonizojnë qëndrimet.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë