Kryetari i sapozgjedhur i Drenasit, Ramiz Lladrovci ka pezulluar katër zyrtarë komunalë – shërbyes civil, ndaj të cilëve është ngritur aktakuzë, bëhet e ditur përmes një komunikate për media.
Por, Gazeta Metro mëson se janë katër zyrtarët të cilët iu është ngritur aktakuzë më herët kanë qenë të përfshirë në lëshime të vogla administrative dhe përshpejtim të procedurave, ndërsa nga të pezulluarit nuk janë Ilir Demaku, Fatmir Istogu, e as asistentja e ish-kryetarit, Nexhat Demakut , siç ishte raportuar nëpër media.
Këtë veprim, Lladrovci e kishte bërë duke u bazuar në “Ligjin për Shërbimin Civil të Republikës së Kosovës, nenit 69, pika I.1, I.2 I.3 dhe pika II, me 50 për qind të pagës dhe rekomandimeve të Agjencionit Kundër Korrupsionit, deri sa të përfundon aktakuza ndaj zyrtarëve”./gazetametro.net