Loading…

Pezullohen hetimet për Astrit Deharin, po priten raportet

  • 27/03/2017 | 20:10

Pezullohen hetimet për Astrit Deharin, po priten raportet

Në Austri kanë përfunduar xhirimet e Qendrës së Paraburgimit në Prizren, ku vdiq Astrit Dehari.


KohaVisioni ka mësuar nga burime brenda Prokurorisë se xhirimet janë dërguar muajin e kaluar në Austri që t’u bëhet ekspertizë.

“Pamjet e xhiruara të kamerave të sigurisë janë dërguar për analizë. Për të parë nëse ka pasur ndonjë ndërhyrje ose jo në to”, ka thënë ky burim.

Prokurori në Prizren, Metush Biraj, që është duke e hetuar rastin, shkurt i ka thënë televizionit se ai është në pritje të disa raporteve të reja.

“Pa i marrë ato raporte dhe rezultatet që janë të nevojshme, unë nuk mund të vazhdoj asnjë veprim hetimor”, ka thënë Biraj përmes telefonit.

Aktivisti i “Vetëvendosjes”, Astrit Dehari, ka vdekur këtu në Qendrën e Paraburgimit në Prizren vitin e kaluar. Familja e tij ka kërkuar hetim nga një Institut në Zvicër.

Avokati i familjes Dehari thotë se Prokuroria në Prizren do të duhej të merrte parasysh përfundimin e këtij hetimi, meqenëse dy raportet paraprake janë kundërthënëse.

Megjithatë, Ministria e Drejtësisë dhe Qeveria e Kosovës ende nuk kanë vendosur për kërkesën e familjes që t’ia paguajnë shpenzimet, bazuar në Rezolutën e Kuvendit të Kosovës.

Edhe pas 4 ditësh, Zyra e Kryeministrit nuk ka kthyer përgjigje në pyetjet e KTV-së për kërkesën që familja e ka dorëzuar një muaj më parë.

Pika e fundit e Rezolutës së Kuvendit megjithatë mund të jetë problem, meqenëse aty thuhet se ekspertizat shtesë mund të bëhen në çdo vend të Bashkimit Evropian dhe të SHBA-së. Zvicra nuk është anëtare e BE-së.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë