Drejtori i të ashtuquajturës ‘Zyrë për Kosovë e Metohi’ në qeverinë e Serbisë, Petar Petkovic, ka njoftuar për konferencë të jashtëzakonshme për media në orën 23:00, derisa mediat serbe nxisin histeri dhe panik se ka nisur ‘okupimi i Veriut’, transmeton Gazeta Metro.
Petar Petkovic do të adresojë çështjen e situatës në veriun e Kosovës nga selia e qeverisë serbe në Beograd në orën 23:00.
Gjatë ditës pas aksionit të doganës dhe policisë së Kosovës në fshatin Hoçë e Madhe në komunën e Rahovecit, ku ishin konfiskuar mallra në një biznes serb ai kishte deklaruar se këto janë shenja se ‘Albin Kurti se dëshiron të dëbojë popullin serb nga vatrat e veta’.
Sipas njoftimit të Policisë së Kosovës në Veri do të shtohen njësitet në atë rajon. Sipas raporteve të mediave rreth 200 policë kanë hyrë në Mitrovicën e Veriut për të siguruar rendin dhe qetësinë./gazetametro.net
(Ambien)