Loading…

Petkovic ndalohet në Merdare, nuk lejohet të futet në Kosovë

  • 02/12/2021 | 14:43

Petkovic ndalohet në Merdare, nuk lejohet të futet në Kosovë

Drejtori i së ashtuquajturës Zyra për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkovic, është ndaluar në Merdare, pikën kufitare mes Kosovës dhe Serbisë, mëngjesin e së enjtes, duke mos u lejuar të futet në territorin e Kosovës, shkruan Gazeta Metro.


Kështu kanë bërë të ditur nëpërmjet një komunikate nga kjo Zyrë, duke thënë se autoritetet kosovare janë njoftuar në përputhshmëri me marrëveshjen për vizita zyrtare të arritur në kuadër të Brukselit.

“E kam njoftuar me rregull vizitën në përputhje me marrëveshjen, por Prishtina sërish po i shkel të gjitha marrëveshjet. Ideja e vizitës sime në Kosovë ishte që të vizitoj studentët e Seminarit Teologjik në Prizren, të vizitoj të kthyerit tanë në fshatin Novakë, por edhe të bisedoj me njerëzit tanë dhe familjet e rrezikuara sociale në veri të Kosovës”, është cituar të ketë thënë Petkovic, sipas faqes zyrtare të kësaj zyreje.

Mediumi ka tentuar të kontaktojë me Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe Diasporës në Kosovë lidhur me këtë çështje, mirëpo deri në momentin e publikimit të artikullit nuk kanë marrë ndonjë përgjigje.

Kjo është hera e dytë prej se Petkoviqit iu refuzua hyrja në Kosovë përbrenda një periudhe të shkurtër nga institucionet kosovare.

Nga BE’ja kanë kërkuar prej Kosovës dhe Serbisë të respektohen marrëveshjet për vizita zyrtare reciprocikisht. /gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë