Loading…

Petkovic: Ndalimi i votimit në zgjedhjet serbe të prillit në Kosovë nga Kurti do të kishte ‘pasoja të paimagjinueshme’

  • 24/01/2022 | 17:45

Petkovic: Ndalimi i votimit në zgjedhjet serbe të prillit në Kosovë nga Kurti do të kishte ‘pasoja të paimagjinueshme’

Drejtori i të ashtuquajturës Zyra për ‘Kosovë e Metohi’, Petar Petkovic, ka vlerësuar sot përsëri si destruktive tendencat e Kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, që të ndalojë mbajtjen e zgjedhjeve serbe në Kosovë, transmeton Gazeta Metro.


Ndalimi i mbajtjes së zgjedhjeve kombëtare serbe siç pretendon se ka tendenca që do të ndodhin nga Petar Petkovic do të sillnin ‘pasoja të paimagjinueshme’ në normalizimin e marrëdhënieve mes Beogradit e Prishtinës sipas Petkovic.

“Është e dukshëm synimi i Kurtit të prishë dhe shkelë të gjitha marrëveshjet e pajtuara, por çështja është nëse bashkësia ndërkombëtare përsëri do të shikoj e qetë si politikanët shqiptarë luajnë me normalizimin e marrëdhënieve apo këtë herë do të kalojnë nga fjalë e komunikata në vepra konkrete” ka thënë Pektovic.

Petkoivc ka shtuar se bashkësia ndërkombëtare duhet të sigurohet se serbët në ‘atë territor’ të shfrytëzojnë të drejtën e tyre të votimit.

Këtë muaj nga qeveria e Kosovës nuk ishte lejuar hapja e vendvotimeve për referendumin serb që shkaktoi një tjetër krizë dhe mospajtim në mes qeverisë së Kosovës dhe bashkësisë ndërkombëtare që iu kërkoi që të lejohet./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë