Loading…

Pesëvjeçares i rrezikohet jeta në mungesë të shërbimeve në Kosovë

  • 14/11/2018 | 07:29

Pesëvjeçares i rrezikohet jeta në mungesë të shërbimeve në Kosovë

Një vajze pesëvjeçare nga Prishtina i rrezikohet jeta nëse nuk i merr me kohë terapitë për trajtimin e sëmundjes që njihet si Tirosenemia.

Në pamundësi të sigurimit të kësaj terapie në Kosovë dhe në rajon, familjes së kësaj vajze i duhet që të udhëtojë çdo tre muaj në Turqi për t’i kryer kontrollet dhe për të siguruar terapinë, shkruan sot “Koha Ditore”.

Sëmundja e Tirosenemisë është me bazë gjenetike. Familjari i kësaj vajze, i cili është emër i njohur për redaksinë, ka thënë se kontrollet në Turqi janë duke u kushtuar 1 mijë e 452 euro.

“Është terapia me Niticinon, i cili nuk gjendet në Kosovë. Atë e marrim në Turqi. Këto na kushtojnë 9 mijë lira. Vajza duhet t’i marrë 2 miligramë për peshë trupore në ditë, por meqë nuk mund t’i përballojmë shpenzimet, aktualisht është duke e marrë gjysmën e kësaj doze”, ka deklaruar ky familjar.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë