Loading…

Pesë të akuzuarve për terrorizëm, u vërtetohen dënimet

  • 17/12/2016 | 08:04

Pesë të akuzuarve për terrorizëm, u vërtetohen dënimet

Pesë të akuzuarit për terrorizëm, të njohur ndryshe si grupi nga Liqeni i Badocit, do të vuajnë dënimin prej 49 vjetësh burgim.


Gjykata e Apelit të premten ua ka vërtetuar dënimet e shqiptuara nga Gjykata e Shkallës së Parë.

Besnik Latifi, Milazim Haxhiaj, Gazmend Haliti, Enes Latifi dhe Fehmi Musaj akuzoheshin për përgatitje të veprave të terrorizimit, si dhe për ndihmë në kryerjen e këtyre veprave.

Ata janë arrestuar vitin e kaluar te Liqeni i Badocit, ku ishte planifikuar që të xhirohej një video me flamur të ISIS-it, me qëllim që të jepej mesazhi për shtrirjen e “Shtetit Islamik” në Kosovë.

Apeli, përmes një komunikate për media, ka bërë të ditur se i ka refuzuar të gjitha ankesat e të akuzuarve, të cilët kanë kërkuar që të hidhet poshtë dënimi i Gjykatës Themelore të Prishtinës, duke e konsideruar të padrejtë dhe me shkelje të dispozitave ligjore.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë