Loading…

Pesë premiera botërore në Kino ABC

  • 02/03/2017 | 17:52

Pesë premiera botërore në Kino ABC

Gjatë muajit mars në kinemanë ABC do të shfaqen edhe 5 premiera botërore, të zhanreve të ndryshme.


Gazeta Metro sjellë për ju filmat dhe datën se kur do të shfaqen këta:

Me  9 mars filmi i animuar  “Richard The Strok” 

Edhe pse te gjithe të tjerët mendojnë se ai është një harabel – vetë Richard mban nje bindje te fortë se ai është në fakt një lejlek.

Me 16 mars filmi “Beauty and the Beast” 

Bukuroshja dhe Bisha e Uolt Diznit është një ritregim i rrëfimit që i mbetet besnik karaktereve dhe muzikës së bukur, duke i shtuar disa këngë të reja. Këtu flitet për një vajzë të bukur që zihet rob nga një bishë në një kështjellë me shërbëtorët e magjepsur. Por, ajo kupton se nën bishën e tmershme, fshihet një princ me një zemër të mirë.

Me 23 mars  “Nocturnal Animals”

Është një triller i bezdisshëm romantik me intimitetit tronditëse dhe tensione te flakta i cili shpjegon linjat e holla në mes të dashurisë dhe mizorisë, dhe hakmarrjes dhe shpengimit. Te nominuarit per Academy Award; Amy Adams dhe Jake Gyllenhaal, luajne si një çift i divorcuar duke zbuluar të vërtetat e errëta rreth njëri-tjetrit dhe vetes se tyre.

Me 23 mars “Life”

“LIFE “është një triller i tmerrshëm fantastiko-shkencor rreth një ekipi të shkencëtarëve në bordin e Stacionit Ndërkombëtar të Hapësirës, ku misioni i zbulimit i të cilit kthehet në një frikë primare, kur ata gjejnë një formë evoluimi me shpejtësi të jetës që e ka shkaktuar zhdukjen në Mars, dhe tani kërcënon ekuipazhin dhe gjithë jetën në tokë.

Me 30 mars  ” Smurfs: The Lost Village”

Në këtë animacion te plotë të Smurfs, një hartë misterioze vendos Smurfeten dhe miqtë e saj më të mire; Truri, i Ngathti dhe i Fuqishmi në një garë emocionuese nëpër Pyllin e Ndaluar i mbushur me krijesa magjike për të gjetur një fshat misterioz te humbur, para se magjistari i keq Gargamel te gjeje. Te futur në një udhëtim plot aksion dhe rrezik, Smurfs janë në një drejtim qe i çon në zbulimin e sekretit më të madh në historinë e Smurf! /gazetametro.net

Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë