Loading…

Përzihet edhe Tërmkolli në debatin e Veliut dhe Osmanit: Pse s’reaguat kur Sveçla u takua me Djuric

  • 14/12/2019 | 15:22

Përzihet edhe Tërmkolli në debatin e Veliut dhe Osmanit: Pse s’reaguat kur Sveçla u takua me Djuric

Ka reaguar edhe Melihate Tërmkolli  në debatin e Agim Veliut dhe Vjosa Osmanit, ku ajo i ka dalur në mbrojtje kësaj të fundit, shkruan Gazeta Metro.


Tërmkolli i ka dalë në mbrojtje nënkryetares së LDK’së, Vjosa Osmanit, pas deklaratave të Agim Veliut, i cili tha se Osmani duhet të japë llogari rreth takimit me kreu e VV’së, Albin Kurtin.

Përmes një postimi në Facebook, Tërmkolli ka thënë se ata që po reagojnë lidhur me këtë takim, nuk e kanë thënë asnjë fjalë për deklarata e Vuҁiqit dhe Gjuriqit në mohimin e masakrës serbe ndaj shqiptarëve në Reҁak, apo për takimin e Xhelal Sveçlës me Djuric në Tiranë.

“Zyrtarë të Kryesisë së LDK-së paskan reaguar duke kërkuar edhe sqarim për një takim- përshëndetje të znj.Vjosa Osmani me z. Albin Kurti, në hollin e Kuvendit të Kosovës, pra me njeriun me të cilin LDK po takohet përditë dhe po pret të bëjë koalicion qeverisës me të. Këto ditë nuk kam dëgjuar ndonjë reagim zyrtar të LDK-së për deklaratat e Vuҁiqit dhe Gjuriqit në mohimin e masakrës serbe ndaj shqiptarëve në Reҁak. Poashtu nuk dëgjova asnjë reagim për takimet e zyrtarëve më të lartë të VV-së me Gjuriqin në Tiranë! Këtu ka ra LDK-ja jonë?! “, ka shkruar Tërmkolli./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë